Aktualitet

Shkrumbohet makina gjatë natës në Krujë! Autorët thyen xhamin me çekiç, hodhën benzinë, pasi piksen ikin me vrap, prona

2 Shkurt 2021, 06:44 Nga DOSJA
Shkrumbohet makina gjatë natës në Krujë! Autorët thyen

KRUJË– Një makine, e parkuar në oborrin e një banese, i është vënë zjarri gjatë natës në fshatin Halil të Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti tip “Benz” ishte në pronësi të Bashkim Vogës, me profesion elektriçist.

Pas alarmit të shkaktuar nga zjarri, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nga puna për zbardhjen e shkaqeve. Disa persona, ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamin e makinës me çekiç dhe më pas kanë spërkatur me lëndë djegëse mjetin nga brenda duke i vënë flakën.

Thyerja e xhamit të mjetit është dëgjuar edhe nga familjarët e Vogës, të cilët janë vënë në ndjekje të autorëve por nuk kanë mundur që t’i ndalojnë. Por kanë gjetur në vendin e ngjarjes, çekiçin me të cilin kanë thyer xhamin e autoveturës dhe pak me tutje bidonin e benzinës, materiale që janë marrë për të zbuluar më shumë detaje për autorët.

Vetë pronari i mjetit ka deklaruar në Komisariat se nuk ka probleme apo konflikte me njëri, duke mos dhënë asnjë emër nga ku të nisin hetimet.

“S’kam konflikte me askënd, nuk e di pse e kanë bërë këtë,“-mësohet se është shprehur ai. 

Megjithatë Policia e Shtetit ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të vendosjes së autorëve para drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim voga digjet makina ne kruje kruje bashkim voga digjet makina ne kruje kruje

Sondazh

Poll