Politike

Ministrat e Ramës shkuan prapë në Dubai! Fshehurazi dhe pa njoftuar askënd, Balluku, Ahmetaj e Fuga nisen me bussiness class

1 Shkurt 2021, 20:49 Nga DOSJA
Ministrat e Ramës shkuan prapë në Dubai! Fshehurazi dhe pa

TIRANË – Një foto e shpërndarë nga faqja humoristike “Lolita” tregon se ministrat e qeverisë Rama kanë një lidhje të veçantë me Dubain. Pas udhëtimit dhe darkës tek i famshmi Nusret, kësaj here, Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj, bashkë me drejtorin e komunikimit në kryeministri, Endri Fuga kanë udhëtuar në Dubai, pasditen e të shtunës, kohë që përkonte edhe me deklaratat e ministrit Ahmetaj, se “tek Nusreti ndanë bukën”. Në foto shihet një stjuardesë që sipas Lolitës është pjesë e Turkish Airlines, ndërsa të afishuar janë emrat e udhëtarëve që janë nisur me klasin “bussiness”, ose siç njihet ndryshe, më i shtrenjti. Në listë janë anëtarët e qeverisë, bashkë me gazetarët Blendi Fevziu, Drini Zeqo dhe Indrit Kasmi, e Agim Zeqo.

POSTIMI I PLOTË I LOLITËS:

Kur Ben Tigri ishte gjoja live ne Neës 24 dhe bente be e rrufe se kishte ngrene vetem buke te Nusreti, nderkohe qe Belinda postonte foto gjoja live nga Kombinati, avioni i Turkish Airlines TK 765 ishte nisur me pasagjere vip qe udhetonin ne business class, nga Stambolli ne Dubai. Kete here i ishin shtuar grupit edhe Agim Zeqo me Blendi Fevziun. Kaq mjafton per te kuptuar qe ne kete vend politikane, gazetare e oligarke…hane, pine e dhjesin bashke. P.s Shpresoj qe kete here te Nusreti perveç bukes te keni patur edhe çik vaj ulliri per ta ngjyer, se gjithe ajo rruge e gjate. Çorba e Tiranes nuk te mban!

(F.G.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama endri fuga edi rama endri fuga

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 19:56

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë konferencës për shtyp së bashku me Ramën dhe Ahmetajn, ka bërë të ditur s...