Politike

Programi për Shëndetësinë/ ‘Mbret i sistemit’, Koduzi sqaron e të drejtave të pacientit: PD të përfundojë çfarë n

1 Shkurt 2021, 17:59 Nga DOSJA
Programi për Shëndetësinë/ ‘Mbret i sistemit’,

TIRANË–  Eksperti i Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, ka sqaruar një prej pikave të programit të shëndetësisë, që u prezantua sot në selinë blu. Koduzi ka zgjedhur që të sqarojë pikën që lidhet pikërisht me kartën universale të të drejtave të pacientit.

POSTIMI I PLOTË: 

Ne pergjigje te disa “kritikeve” te programit tone te shendetesise. Karta universal e te drejtave te pacientit eshte miratuar ne v.2010 ne kohen e qeverise Berisha, dhe tashme Partia Demokratike do te perfundoj cfare nisi duke bere realitet principet e kesaj karte. Parimi I zgjedhjes se lire te mjekut eshte shume me I gjere se regjistrimi te nje mjek, por ka ne baze zgjedhjen e pacientit per t’u vizituar te mjeku familjes si profesionist I lire qe ai deshiron, dhe njekohesisht zgjedh se kujt do I shkojne parate qe paguajne sigurimet shendetesore.  Sot, pacienti vizitohet te qendra shendetesore qe mbulon zonen ku ai banon, sepse qendrat shendetesore jane organizuar sipas parimit te zones se mbulimit, psh mbulon nje njesi administrative (Tirane), nje qytet (Peqin) por edhe nje ish-komune. Parimi I zgjedhjes se mjekut te familjes, se bashku me zgjedhjen e specialistit dhe spitalit ku do te kurohet, vendos ne qender te sistemin pacientin dhe e kthen ate ne mbretin e sistemit. Gjithashtu, mjeket e familjes do te clirohen nga “skllaveria” e koncesionit korruptiv i check-upit dhe gjobave per mosrealizimin e planit, por do te fokusohen te profesioni dhe shendeti qytetareve.

Partia Demokratike ka prezantuar sot programin për Shëndetësinë, i cili do të vihet në zbatim nëse dalin fitues nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një konferencë nga selia blu, Lulzim Basha ka premtuar me zë dhe figurë shërbim më të mirë shëndetësor, duke u ndalur dhe në disa pika. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment koduzi programi shendetesori i pd gazment koduzi programi shendetesori i pd

Sondazh

Poll