Politike

Rama: Po bëjmë negociata dhe me 4 shtete brenda dhe jashtë BE-së, vaksina do të kërkojmë vetëm nga vendet perëndimore 

1 Shkurt 2021, 19:07 Nga DOSJA
Rama: Po bëjmë negociata dhe me 4 shtete brenda dhe jashtë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije, Shqipëria është në komunikim edhe me 4 shtete të tjera, brenda dhe jashtë BE-së për të siguruar vaksina të kompanive të ndryshme.

Ndër të tjera ai ka thënë se afati për të vaksinuar popullsinë për 14 muaj qëndro, sakaq ka shtuar se vendi ynë do të kërkojë vaksina vetëm nga vendet perëndimore pasi BE-ja ka zgjedhur t’i refuzojë vaksinat  nga Rusia dhe Kina.

“Ne jemi shumë afër finalizimit të kontratës me Astrazenica, nuk dua të jap më shumë detaje, se cdo detaj që thuhet sot mund të ndryshoj nesër dhe jo për shkakun tonë, por jemi optimist që do kemi një sasi të konsiderueshme dhe nga Astrazenica dhe o mund të ecim me synimin për të realizuar skenarin e parë, për të gjitha ata që hyjnë në kategorinë që duhet të vaksinohen dhe duan që të vaksinohen në 14 muaj, akoma ky afat qëndron. Me Pfizer kemi diskutuar përsëri për muajt mars, prill dhe qershor sepse skeduli kontraktual është fleksibël por nuk e kemi varur veten vetëm në duart e një pale, kemi ndërkohë në ndërveprim intensiv me 4 shtete brenda dhe jashtë BE me synimin që të garantojmë vaksinat anti-COVID. E dini që janë dhe disa vaksina tjera rrugës që dalin ta provojnë, kemi kontakte me të gjithë, jemi në lartësinë e detyrës. Sa i përket vaksinës ruse dhe kineze asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre 2 vaksina, por zgjidhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor dhe jo lindor. Është një zgjedhje e bërë prej nesh sepse e përsëris se këtu janë shumë komponent bashkë, nëse BE do të hapet ndaj këtyre  vaksinave ne do të shikojmë këtë qaje, për sa kohë është i mbyllur përballë këtyre vaksinave”, tha Rama.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll