Politike

Sot mbërrijnë doza e para të Pfizer/ Rama: E kemi arritur vetëm ne dhe Serbia! Europa ka hyrë në kaos! Nga COVAX s’ka as

1 Shkurt 2021, 18:45 Nga DOSJA
Sot mbërrijnë doza e para të Pfizer/ Rama: E kemi arritur

TIRANË- Pak para se të mbërrijnë vaksinat e para të Pfizer, kryeministri Edi Rama thekson se këtë marrëveshje e ka arritur vetëm Shqipëria dhe Serbia, teksa tha se nga marrëveshja me COVAX nuk ka “asgjë në horizont”. Ndërkohë Rama nuk ka kuryser dhe kritikat ndaj BE-së duke thënë se Europa është në kaos me këtë të fundit.

Ne kemi filluar vaksinimin me doza që kanë ardhur dhuratë nga një vend mik i BE-së, emrin e të cilit ende nuk mund t’jua komunikoj, ndërkohë që kemi kontratën me “Pfizer”, ne Shqipëria dhe përveç nesh edhe Serbia. Vendet e tjera, sikur po e ndiqni janë ende në një situatë pritshmërie në kushtet kur cështja e vaksinës po komplikohet gjithnjë e më shumë. Europa ka hyrë në një kaos me jo vetëm BE-në, por edhe vende të tjera të mëdha që kërcënojnë me ndjekje në rrugë ligjore. I them këto për të mos harruar që ne jemi në kushtet që procesin e kemi garantuar dhe do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten në dorë, të të tjerëve, nuk pritëm COVAX-in, që është ende në një proces që nuk duket kur e ka fillimin. Ata nuk japin asnjë sinjal qartësie.  Situata mund të ndryshojë nga dita në ditë, por që jo ndodh me vaksinën jashtë kamerave është “sagë” në vete, luftë tregtare, politike, e jashtëzakonshme”.- tha Rama. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll