Politike

“Kontrata e Pfizer, e mbuluar nga sekreti”, Rama: Ja kush do të vaksinohet me dozat e reja

1 Shkurt 2021, 19:30 Nga DOSJA
“Kontrata e Pfizer, e mbuluar nga sekreti”, Rama: Ja kush do të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës në Rinas, ku po pret dhe dozat e vaksinës Pfizer ka thënë se kontrata me këtë kompani është e mbuluar nga sekreti. Teksa është pyetur se sa është kostoja e  kontratës, kreu i qeverisë deklaroi se nëse ka një vend në botë që zbulon çmimin, ai do të jetë i dyti që do ta thotë.

Ndër të tjera ai ka treguar se kush do të vaksinohet me dozat që do të vijnë sonte duke thënë se do të vijojë vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve.

“Nuk japim dot kosto, sepse në të gjithë botën kontrata e Pfizer është e mbuluar nga sekreti kombëtar, që me ndihmën e ca çafirave u thye, duke bërë një turp. Nuk mund të japim asnjë të dhënë. Ajo që keni parë është një draft, nuk është kontrata. Nëse do të gjeni një vend ku çmimi do të bëhet publik, ne do të jemi vendi i dytë. Sa i përket kush do të vaksinohet, do të vazhdojmë me mjekët dhe infermierët, kur të vijnë dozat e tjera, do të vazhdojmë me moshat e thyera”, tha Rama.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mberrijne 1 mijë e 170 doza edi rama mberrijne 1 mijë e 170 doza

Sondazh

Poll