Politike

1 Shkurt 2021, 19:56 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë konferencës për shtyp së bashku me Ramën dhe Ahmetajn, ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar 650 mjekë e infermierë që ndodhen në vijën e parë të përballjes me virusin. 

Ndër të tjera ajo ka thënë se ditën e nesërme me do të fillojë dhe  aplikimi i dozës së dytë të vaksinës tek ky personel, si dhe do të zgjerohet fasha e vaksinimit.

“Në spitalet tona COVID ka ende vende të lira. Pra nuk jemi në një mbingarkesë që më pas të na drejtojë drejtë masave të reja kufizuese. Ne po vijojmë me fushatën e vaksinimit dhe sot është një ditë që kurorëzon përpjekjet e qeverisë për mbërritjen e vaksinave të ardhur nga kontrata e Pfizer. Ardhja e vaksinave siguron dozën e dytë, ishte siguruar, por vijon vaksinimin e ekipeve tona të spitaleve COVID. Aktualisht janë vaksinuar rreth 650 mjekë, infermierë, ndërkohë që nga nesër fillon doza e dytë për ta dhe zgjerohemi në mjekë dhe infermierë për të spitaleve COVID, duke vijuar me personel të ekspozuar edhe në reanimacion, urgjencë dhe në disa spitale rajonale. Kjo bëhet për të blinduar personelin shëndetësor që është më i ekspozuar.”- ka thënë ajo. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manasitrliu ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll