Politike

Rama s’mban fjalën e dhënë! S’ka vaksina për Kosovën, si e shkeli premtimin për të mos i kthyer shpinën gjysmës së

1 Shkurt 2021, 19:01 Nga DOSJA
Rama s’mban fjalën e dhënë! S’ka vaksina për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në konferencën që ka mbajtur ditën e sotme, ku priti dozat e vaksinave nga Pfizer foli edhe për zotimin që bëri për të ndihmuar Kosovën për ti dhënë një numër të caktuar vaksinash.

Rama ndryshe nga deklarata që bëri disa ditë më parë tha  nuk mund t’i dhurojë Kosovës doza të vaksinës dhe kjo për shkak të rregullave strikte të kompanisë farmaceutike Pfizer. Por megjithatë kreu i shtetit shtoi se pavarësisht këtij kufizmi një grup prej 50 mjekësh të spitalit Covid të Prishtinës do të mund të vaksinohen këtu.

Ne jemi në kushtet kur procesin e vaksinimit e kemi garantuar dhe do ta vazhdojmë fale faktit qe nuk e lame veten ne dore te te tjerëve. Nuk pritem Covax eshte në një proces që nuk duket akoma se ku e ka fillimin, jemii në kontakt të vazhdueshëm me ta, por nuk janë të qartë e s’japin asnjë sinjal qartësie. Kjo është situatë dinamike ndryshon nga dita në ditë. Është një luftë tregtare, politike e jashtëzakonshme. Më vjen shumë mirë që ne ia kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë shumë të tjerë. S’e kam harruar që kemi marrë zotim të ndihmojmë Kosovën. Rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompania Pfizer ka vendosur e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për mjekët e infermierë të Prishtinën këtu në Republikën e Shqipërisë. I kam kërkuar ministrave të komunikojnë. Kur ata të jenë të gatshëm, jemi gati të mirëpresim fillimisht 50 bluza të bardha nga Prishtina këtu në Tiranë”,- tha Rama.

Në fillimi të muajit janar, Rama tha se Shqipëria do të ndihmojë edhe Kosovën, me vaksinat kundër Covid-19 që do të vijnë nga Kompania Pfizer.

“E kemi kapërcyer hendekun që hapi mu në mes të Evropës, e papranueshme dhe e pamendueshme, vendimi i BE. Si njeri jam ndjerë i indinjuar dhe si evropian jam ndjerë i turpëruar, ndërsa si kryeministër jam ndjerë i motivuar, për të mos lejuar që shqiptarët të ndihen të përjashtuar nga mundësia për t’u mbrojtur bashkë me evropianët e tjerë. I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tokë pa asnjë ndihmë nga BE, por ndryshe nga BE, ne nuk do t’i kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në ankthin dhe pritjen e nisjes së vaksinimit. Padyshim që nuk ia zgjidhim dot hallin, por nuk do t’jua lëmë pa qarë. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit atje të vaksinohen në të njëjtën kohë si heronjtë tanë të vijës së zjarrit. Pavarësisht se nuk e kemi të lehtë, ne shqiptarët s’duhet ta kemi mënyrë të jetuari, kthimin e shpinës.”- tha Rama. 

(A.k.kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mberrin vaksina pfizer ne shqiperi edi rama mberrin vaksina pfizer ne shqiperi

Sondazh

Poll