Politike

Ka shkelur kontratën?! Rama: Nuk e mendojmë që t’i shkojmë Pfizer, me Shqipërinë është sjellë s’ka më mirë

1 Shkurt 2021, 19:06 Nga DOSJA
Ka shkelur kontratën?! Rama: Nuk e mendojmë që t’i

TIRANË- Kryeministri Rama, ka folur në lidhje me kontratën me Kompaninë Pfizer, kuka thënë se këtë të fundit nuk do ta çojë në Gjykatë, pavarësisht se nuk do të sjellë 11 mijë e 70 dozat që kishte premtuar. Rama ka thënë ndër të tjera se Kompania Pfizer është sjellë shumë mirë me Shqipërinë dhe ashtu siç ne e lexojmë kontratën, theksoi ai, nuk kemi të bëjmë me shkelje të saj.

Pyetje: Do kemi ankesa ndaj Pfizer? Duke qenë se edhe ju thatë se për shkak të saj nuk do t’i dhurojmë dot as vaksina Kosovës, për shkak se nuk e lejon dhurimin te palët e treta.

Rama: Kjo e pamundësisë për të dhënë vaksina tek të tretë jashtë territorit nuk është kusht vetëm për ne, por për të gjithë. Kjo është arsyeja pse vendi tjetër, që ne nuk ua themi emrin, nuk dëshiron që ta bëjmë të ditur faktin që na dha vaksina.

Pyetje: Pse ka shkelur kontratën?

Rama: Jo nuk është kjo. Ju keni hall se është shkelur kontrata, apo duhet të themi që ne jemi të zotë që i bëmë miqtë tanë që ta shkelin kontratën për ne. Por nuk është as njëra as tjetra.

Sa i përket çështjes tjetër, jo ne nuk e mendojmë që t’i shkojmë Pfizer mbrapa nëpër gjykata sepse Pfizer me Shqipërinë është sjellë s’ka më mirë. Dhe unë nuk dua të hyj në këtë debat midis atyre që ankohen se s’më takon, por mendoj që sa na takon ne dhe si e lexojmë ne kontratën ai nuk ka shkelur kontratën me ne.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll