Bota

Kosovë-Izrael/ Grenell nuk e përmban dot veten: Ditë e mrekullueshme, faleminderit të gjithëve për përkushtimin tuaj

1 Shkurt 2021, 18:39 Nga DOSJA
Kosovë-Izrael/ Grenell nuk e përmban dot veten: Ditë e

SHBA- Ish i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar lidhjen e diplomacisë së Kosovës dhe Izraelit. Me anë të një postimi në Twitter ai ka shkruar se kjo është një ngjarje e mrekullueshme dhe një ditë historike. Grennell në postimin e tij gjithashtu ka falenderuar Ministren e Jashtme të Kosovës Meliza Stublla-Haradinaj, Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Sekretarin e Shtetit amerikan Antony Blinken si dhe ish-Presidentin amerikan Donald Trump.

“Ditë e mrekullueshme. Izraeli dhe Kosova zyrtarisht nënshkruajnë marrëdhëniet diplomatike. Faleminderit Meliza Haradinaj-Stublla, MPJ e Izraelit, Donald Trump dhe Sekretari i ri i Shtetit, Antony Blinken për përkushtimin tuaj për ta bërë ditën e sotme vërtetë ditë historike!”, shkroi ai.

A great day.

Israel and Kosovo officially sign diplomatic relations.

Thank you, @MelizaHaradinaj, @IsraelMFA, Donald Trump and @SecBlinken for your commitment to making today a truly historic day! pic.twitter.com/z4kSNjuqFY

— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 1, 2021

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni antony blinken donald trump marreveshja kosove- izrael meliza stublla-haradinaj richard grenell antony blinken donald trump marreveshja kosove- izrael meliza stublla-haradinaj richard grenell

Sondazh

Poll