Bota

“Ata erdhën për të na poshtëruar”/ Vuçiç komenton vizitën e Osmanit dhe Kurtit në veri të Kosovës: Përgë

1 Shkurt 2021, 16:56 Nga DOSJA
“Ata erdhën për të na poshtëruar”/

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani dhe Liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti në veri të Kosovës. Në një intervistë para se të nisej në Francë për tu takuar me homologun Emmanuel Macron, ai tha se vizita e Osmanit dhe Kurtit në atë zonë ishte poshtëruese. Vuçiç gjithashtu falenderoj serbët e asaj zonë për qëndrimin e qetë që mbajnë dhe tha se duhet të ruajmë paqen dyhe stabilitetin.

“Ju erdhët te serbët për t’i poshtëruar, fyer dhe për t’u thënë serbëve: kjo nuk është e juaja, kjo është e jona. Serbët abstenuan dhe reagimi ishte verbal, nuk kishte dhunë fizike, unë dua t’i përgëzoj pasi duhet të mbajmë stabilitetin jo sepse jemi më të dobët, por sepse paqja dhe stabiliteti na përshtaten më shumë,” tha ai.

Kurti dhe Osmani vizituan në 30 janar Mitrovicën dhe veriun e Kosovës për zgjedhje. Ata nuk u priten edhe aq mirë nga banorët, të cilëty krijuan tensione dhe konflikte.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic vizita e kurtit dhe osmanit aleksander vucic vizita e kurtit dhe osmanit

Sondazh

Poll