Bota

Lehtësohen masat anti-COVID në Itali, 15 rajone kthehen nga ‘zonë e kuqe’ në të verdha

1 Shkurt 2021, 17:52 Nga DOSJA
Lehtësohen masat anti-COVID në Itali, 15 rajone kthehen nga

ITALI– Ndërsa shumë vende europiane po shtojnë masat parandaluese ndaj COVID-19, 15 rajone në Itali kanë lehtësuar masat, duke kaluar nga zona e kuqe, në atë të verdhë.

Tashmë në Itali kanë mbetur vetëm 5 zona të kuqe, ndërsa 15 rajonet e tjera të vendosura si të verdha, që do të thotë se janë në nivelin më të lehtë në shkallë kufizimesh, pas urdhrit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë botuar të premten.

Sipas kategorizimit si “zonat e verdha”  qytetarët lejohen të shkojnë në restorante e bare deri në orën 6 pasdite. Muzetë mund të hapen gjatë ditëve të javës dhe nxënësit e shkollave të mesme mund të kthehen në shkollë me alternime.

Që prej fillimit të pandemisë, Italia ka shënuar2,560,957 raste të reja si dhe 88,845 raste të vdekjeve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll