Bota

Flasin shkencëtarët: Njerëzit me sistem të dobët imunitar janë më të rrezikuar ndaj varianteve të COVID

1 Shkurt 2021, 16:58 Nga DOSJA
Flasin shkencëtarët: Njerëzit me sistem të dobët

SHBA– Ndërsa shumë vende të botës po përballen edhe me variantet e reja te COVID-19, shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se njerëzit me imunitet më të dobët, janë më të rrezikuarit ndaj ekspozimit të këtyre varianteve

Te këta njerëz, virusi mund të ketë më shumë mundësi për të qëndruar gjatë në trupin e tyre, shkruan Daily Mail.

Mjekët në SHBA zbuluan një lloj të Covid që jetonte te pacientët me imunitet të dobët plot 150 ditë, që i jep mundësi virusit të zhvillojë mutacione të reja. Atyre të cilëve iu duhet një kohë e gjatë për të luftuar koronavirusin, pra imuniteti i të cilëve nuk është i fortë, jo vetëm që i japin mundësi virusit për zhvillim, por mund të infektojnë lirshëm edhe të tjerët.

Arsyet pse studiuesit janë të shqetësuar për këtë është sepse te shumë njerëz preket  proteina spike, e cila është ajo që përdor sistemi imunitar kur përpiqet të shkatërrojë virusin, kështu që lufta me virusin bëhet më e fortë te njerëzit me imunitet të dobët

Studimi tregon se si mund të kenë lindur tre variantet që kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Viruset  kanë ndryshime kryesore në proteinat e tyre, që i bëjnë ato ose më të transmetueshme, vdekjeprurëse ose rezistente ndaj imunitetit.

Shumica e njerëzve me imunitet që mund të infektohen, janë në gjendje të shërohen brenda dy javëve ose në më pak kohë, gjë që i jep virusit një dritare të vogël për t’u zhvilluar dhe për t’u transmetuar te njerëzit e tjerë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota imuniteti nga covid-19 studim imuniteti nga covid-19 studim

Sondazh

Poll