Bota

Nuk mori pjesë në ceremoni, Vjosa Osmani përshëndet vendosjen e diplomacisë mes Kosovës dhe Izraelit  

1 Shkurt 2021, 18:24 Nga DOSJA
Nuk mori pjesë në ceremoni, Vjosa Osmani përshëndet

KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshendetur lidhjen e diplomacisë nes Kosovës dhe Izraelit. Në një komunikatë nga zyra e presidencës thuhet se marrëdheniet mes dy popujve kanë qenë historikisht të fuqishme dhe miqësore. Ky njoftim i Presidentes ka ardhur, pasi ajo personalisht nuk mori pjesë në ceremoninë që u mbajty ditën e sotme për diplomacinë.

“U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës. Dr.Vjosa Osmani përshëndet aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot. Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marreveshja kosove- izrael marreveshja kosove- izrael

Sondazh

Poll