Bota

VIDEO/ Kërcënoi se të vetëvritej pas sherrit në familje, efektivja amerikane spërkat me piper në fytyrë 9-vjeçaren, i v

1 Shkurt 2021, 17:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Kërcënoi se të vetëvritej pas sherrit në

SHBA- Efektivët e policisë së New Yorkut kanë arrestuar një vajzë 9-vjeçare pasi ajo ka tentuar që të vrasë veten. Dailymail shkruan se ngjarja ka ndodhur ditën e dielë ku vajza pas një grindje familjare ka tentuar që të vrasë veten dhe mamanë e saj.

Menyra se si u arrestua 9-vjeçarja është pak e ashpër, pasi ajo fillimisht u spërkat me piper në fytyrë dhe më pas e shtrinë përtokë për ta prangosur. Pas arrestimit ajo u çua në një qendër kujdesi shëndetsor për një kontroll.

“Ajo tregoi se donte të vriste veten dhe donte të vriste mamanë e saj,” tha sekretari i policisë Andre Anderson.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetarja e bashkisë së Rochester, Lovely Warren. Ajo ka thënë se është e shqetësuar për mënyrën e trajtimit të së miturës dhe se duhet që të bëhet më shumë për t’i mbështetur rastet e tilla.

“Unë jam shumë e shqetësuar për mënyrën se si u trajtua kjo vajzë e re nga departamenti ynë i policisë. Ishte e qartë nga videoja që ne duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur fëmijët dhe familjet tona,” tha Warren.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lovely warren ndalohet 9 vjecarja ne shba lovely warren ndalohet 9 vjecarja ne shba

Sondazh

Poll