Bota

“Programi i vaksinave është i suksesshëm”/ Johnson: Jam optimist për pushimet verore

1 Shkurt 2021, 16:32 Nga DOSJA
“Programi i vaksinave është i suksesshëm”/ Johnson:

ANGLI- Covid-i në Angli është vendosur nën kontroll. Kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur se vaksinimi i popullsisë është i sukseshëm, dhe nëse vijon me këto përmasa atëherë njerëzit do të kenë mundësi që të bëjnë pushime këtë verë. BBC shkruan se gjatë një vizite në Yorkshire, Johnson tha se nuk do të japë data konkrete për pushimet verore por mendon se gjithçka do të shkoj mirë. Më tej ai tha se duhet që të sigurohen që ta mbajnë virusin dhe mutacionet e tij nën kontroll në mënyrë që të ulet niveli i infeksioneve.

“Unë nuk dua të jap data konkrete për pushimet tona verore. Unë jam optimist. Unë i kuptoj arsyet për të qenë optimist, por disa gjëra duhet të shkojnë mirë. Programi i vaksinave duhet të vazhdojë të jetë i suksesshëm. Ne duhet të sigurohemi se nuk do të hidhemi jashtë kursit nga variante të reja, ne duhet të sigurohemi që të vazhdojmë ta mbajmë sëmundjen nën kontroll dhe niveli i infeksioneve të ulet,” tha Johnson.

Deri ëm tani në Angli janë vaksinuar rreth 9 milion persona të paktën me një dozë të vaksinave anti-Covid.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson covid ne angli pushimet verore vaksinimi i popullsise boris johnson covid ne angli pushimet verore vaksinimi i popullsise

Sondazh

Poll