Zyrtarizimi historik i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, SHBA uron Kosovën: Ditë historike!
1 Shkurt 2021, 18:14Nga DOSJA
KOSOVË– Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit kanë përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka cituar një pjesë të deklaratës së Departamentit të Shtetit lidhur me këtë ngjarje me mbshkrimin “Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Urime #Kosovë & #Izrael”
Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një deklarate në Tëitter, e ka quajtur ditë historike vendosjen e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Urime Izraelit dhe Kosovës për krijimin zyrtar të marrëdhënieve diplomatike – një ditë historike. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më tej paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”, shkruan Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
ITALI– Ndërsa shumë vende europiane po shtojnë masat parandaluese ndaj COVID-19, 15 rajone në Itali kanë lehtësuar masat, duke kaluar nga zona e kuqe, në atë të...
SHBA- Marc Wilmore, shkrimtari i serialit “Simpsons”, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur vëllai i tij, ...
SHBA- Efektivët e policisë së New Yorkut kanë arrestuar një vajzë 9-vjeçare pasi ajo ka tentuar që të vrasë veten. Dailymail shkruan se ngjarja ka ndodhu...
SHBA– Ndërsa shumë vende të botës po përballen edhe me variantet e reja te COVID-19, shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se njerëzit me imunitet më të dobët, ...
ANGLI- Covid-i në Angli është vendosur nën kontroll. Kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur se vaksinimi i popullsisë është i sukseshëm, dhe nëse v...
GREQI– Forca të shumta ajrore në Greqi janë vënë në kërkim të një avioni dy vendësh i cili drejtohej nga një pilot i ri iraken, i cili ishte ende nuk ishte i di...
SERBI- Ish-Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe gruaja e tij Dragica janë shtruar me urgjencë në spital ditën e sotme për shkak të Covid-19. Danas....
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Izraeli. Në deklaratën e tij për shtyp ai ka ka deklaruar se ...