Bota

Covid-19/ Amerikanët përballen me probleme për të marrë dozën e dytë të vaksinës

1 Shkurt 2021, 15:14 Nga DOSJA
Covid-19/ Amerikanët përballen me probleme për të marrë

SHBA– Amerikanët që po përpiqen të marrin dozat e tyre të dyta të vaksinave të koronavirusit, po përballen me probleme. Sipas Reuters, personat e moshuar po përballen me probleme në marrjen e dozës së dytë të vaksinës, pasi shumë prej tyre varen nga familja ose miqtë për të aplikuar në sistemet komplekse të regjistrimit.

Ekziston një ndryshim rajonal midis praktikave aplikuese në shtete dhe qarqe të ndryshme. Stacey Champion arriti të siguronte një takim të dytë për mikun e saj 78-vjeçar por iu deshën disa përpjekje.

“Nëse nuk do të kishin kursyer takimet për doza të dyta, a do të kishin vërtet nevojë për t’i dërguar njerëzit që të dilnin në skajet e qytetit në mes të natës?,”-ka thënë ai.

Ndërkohë, në Kaliforni, njerëzit janë drejtuar në spitalet e Universitetit të Kalifornisë Jugore duke kërkuar dozën e tyre të dytë, tha një zyrtar i lartë në universitet.

Deri të premten, gati 23 milion njerëz në SHBA, kanë bërë vaksinën e tyre të parë dhe pothuajse 5 milion të dytën, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne shba vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll