Bota

Moti i keq ne Greqi, humb jetën zjarrëfikësi teksa tentonte të shpëtonte fëmijët e izoluar në një kopësht

1 Shkurt 2021, 13:58 Nga DOSJA
Moti i keq ne Greqi, humb jetën zjarrëfikësi teksa tentonte

GREQI– Operacioni për të liruar fëmijët e bllokuar në Aleksandropolis të Greqisë, për shkak të motit të keq të keq, ka patur një fund tragjik ku një efektiv i zjarrëfiësve ka humbur jetën.

Zjarrfikësi i shërbimit të Alexandroupolis, Ioannis Zafeiropoulos, ishte thirrur për lirimin e 21 nxënësve dhe mësuesve të kopshtit Apalos të cilët ishin bllokuar për shkak të shiut. 46-vjeçari, baba i tre fëmijëve, u mbyt ndërsa u mor nga ujërat në vendbanimin e Apalos në komunën e Alexandroupolis.

Sipas e-evros.gr, zjarrfikësi 46-vjeçar nuk mund të dilte nga makina e zjarrit në të cilën ai ishte shofer, pasi automjeti ishte bllokuar nga shiu dhe ai u tërhoq zvarrë ku u gjet i vdekur disa metra larg, pranë rrjedhave të aeroportit.

E gjithë trupa e zjarrfikësve është tronditur dhe e gjithë kjo ndërsa shiu vazhdon intensivisht në të gjithë zonën e Evros. Sipas mediave vendase, kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që ky kopsht fëmijësh përmbytet, duke rrezikuar jetën e fëmijëve të vegjël.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni moti i keq ne greqi moti i keq ne greqi

Sondazh

Poll