Bota

Moment historik, zyrtarizohet njohja e Kosovës nga Izraeli, nënshkruhet marrëveshja diplomatike ndërmjet dy palëve

1 Shkurt 2021, 14:09 Nga DOSJA
Moment historik, zyrtarizohet njohja e Kosovës nga Izraeli,

KOSOVË- Izraeli dhe Kosova formalizojnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila u bë përmes një ceremonie online. Kjo shënoi një etapë të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës, pasi Izraeli e njohu atë zyrtarisht.

Dokumenti u nënshkrua në 4 gjuhë, shqip, serbisht, anglisht dhe hebraisht.

Firmosja  zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike u bë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Më 4 shtator në takimin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, ndër marrëveshjeve të tjera, u bë dhe nënshkrimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit. Sipas kësaj marrëveshje Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem.

Gjithashtu Kosova dhe Serbia firmosën marrëveshjen për normalizim ekonomik midis dy vendeve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni izrael kosove izrael kosove

Sondazh

Poll