Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Ministri i Shëndetësisë së Holandës: Gjysma e infeksioneve të zbuluara janë të variantit të

1 Shkurt 2021, 14:51 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ Ministri i Shëndetësisë së

HOLANDË-Mutacioni i ri i Covdi-19 i zbuluar fillimisht në Britaninë e Madhe ka shkaktuar gjysmën e infeksioneve të reja në Holandë. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge.

“Varianti i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi gjysmën e të gjithë infeksioneve të reja Covid-19 në Holandë deri më 26 janar,”-ka thënë ai.

Po ashtu, javën e kaluar, autoritetet shëndetësore të vendit kanë thënë se një e treta e të gjitha rasteve të infektimeve është shkaktuar nga mutacioni i ri.

Ndërkohë, shkollat fillore dhe qendrat ditore të Holandës do të rihapen siç ishte planifikuar në 8 shkurt. Ndërsa, shkollat e mesme dhe lokalet afër shkollës do të qëndrojnë të mbyllura.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota holande hugo de jonge holande hugo de jonge

Sondazh

Poll