Bota

U largua nga LVV-ja/ Ish-Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm kritikon Albin Kurtin: Nuk i do ata që kanë mendime ndryshe

1 Shkurt 2021, 14:25 Nga DOSJA
U largua nga LVV-ja/ Ish-Anëtari i Këshillit të

KOSOVË-Sami Ahmetaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, ka dhënë dorëheqje pas 13 vitesh në këtë parti. Ndërkohë, ai ka treguar arsyet, pse ka vendosur të jap dorëheqje nga partia e Albin Kurtit, teksa ka shpërthyer në kritika për këtë të fundit.

Ndër të tjera ai ka thënë se ka disa nga arsyet që ka dhënë dorëheqje, duke theksuar se Albin Kurti nuk i do në parti njerëzit që kanë mendim ndryshe.

“Arsyeja e parë është se më Albinin kam pas probleme në një tubim në Pejë kur është prezentuar slogani i tij PANhajnia. Unë si ish-luftëtar i UÇK-së e kam kundërshtuar këtë edhe i kam thënë se në aspektin politik, strategjikisht është e mirë, por ndershmërisht nuk është korrekte. Albini më ka thirr disa herë në emër dhe ai i njeh varësisht qysh ti teket, por ata që kanë pasur mendim ndryshe, Albini zakonisht i ka margjinalziu në publik. Unë e kam kundërshtuar këtë logjikë”, tha Ahmetaj.

Po ashtu, ai ka thënë se problemet me Albin Kurtin kanë filluar që nga viti 2019, kur kishte ndryshuar statutin e partisë që i lejonte që të bëhej kryeministër edhe kryetar i partisë, veprim ky që binte në kundërshtim me parimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Problemi i dytë ka qenë kur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në vitin 2019, Albini e ka ndërruar nenin për me pas të drejt të jetë edhe kryeministër edhe kryetar i partisë që ka qenë në kundërshtim me konceptin e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

I pyetur nëse e ka ndërmend ta vazhdojë aktivitetin e tij politik, Ahmetaj tha se më shumë e gjen vetën në AAK-ja.

“Unë në parti politike nuk e kam menduar me hy, por ndoshta edhe hyjë. Më mirë e gjej vetën në AAK-ja,”-përfundoi ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurtin kosove sami ahmetaj albin kurtin kosove sami ahmetaj

Sondazh

Poll