Bota

FOTO/ Udhëheqësit në Kosovë në “festë” pas njohjes së Kosovës nga Izraeli

1 Shkurt 2021, 14:41 Nga DOSJA
FOTO/ Udhëheqësit në Kosovë në “festë”

PRISHTINË-Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre, duke e zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku morën pjesë dy ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

Ndërkohë, pas ceremonisë virtuale, në një ambient me flamuj të Kosovës dhe Izraelit, por edhe flamurin e SHBA-së, janë fotografuar duke festuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Faton Peci, këshilltar i presidentes aktuale Vjosa Osmani.

Ndonëse me një sërë mosmarrëveshjes dhe me shumë kundërshti mes tyre, Hoti dhe Peci që më para kanë qenë anëtar të një partie, kanë bashkuar gotat dhe  kanë uruar njëri-tjetrin për këtë sukses.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marreveshja kosove- izrael marreveshja kosove- izrael

Sondazh

Poll