Bota

KQZ-ja aprovon mbi 101 mijë aplikime për votim jashtë vendit, refuzon 30 mijë të tjera

1 Shkurt 2021, 13:58 Nga DOSJA
KQZ-ja aprovon mbi 101 mijë aplikime për votim jashtë vendit,

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se ka pranuar një raport jopërfundimtar nga shërbimi votues lidhur me periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Sipas mediave të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar 101 e 839 aplikacione jashtë Kosovës. Ndërsa, 30 mijë janë refuzuar pasi nuk kanë i kanë plotësuar kushtet e kërkuara.

Po ashtu, KQZ-ja ka njoftuar se numri i përgjithshëm i aplikimeve të cilat janë futur në sistem ka qenë 175 mijë e 273. Pas verifikimeve janë larguar 43 mijë e 801 aplikacione si dublikate, të cilat janë dërguar nga aplikues më shumë se një herë në tre imailet e shërbimit votues gjatë periudhës së aplikimit.

“Vetëm 33 aplikacione janë pranuar përmes fahut postar dhe 195 të tjera përmes faksit të KQZ-së, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, 131 mijë e 244 aplikacione janë pranuar përmes e-mailave të shërbimit votues. Pas vlerësimit të aplikacioneve, janë aprovuar 101 mijë e 839 aplikacione për regjistrim, ndërsa janë refuzuar 29 mijë e 633”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e KQZ-së.

Njoftimi i plotë:

1.APLIKIMI DHE SHQYRTIMI I APLIKACIONEVE: KQZ-ja ka pranuar një raport jopërfundimtar nga shërbimi votues lidhur me periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Numri i përgjithshëm i aplikacioneve të cilat janë futur në sistem ka qenë 175 mijë e 273 aplikacione. Pas verifikimeve janë larguar 43 mijë e 801 aplikacione si dublikate, të cilat janë dërguar nga aplikues më shumë se një herë në tre e-mailat e shërbimit votues gjatë periudhës së aplikimit. Pra, në bazë të të dhënave jopërfundimtare, KQZ-ja ka pranuar nga 13 deri më 21 janar rreth 131 mijë e 500 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Vetëm 33 aplikacione janë pranuar përmes fahut postar dhe 195 të tjera përmes faksit të KQZ-së, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, 131 mijë e 244 aplikacione janë pranuar përmes e-mailave të shërbimit votues.   Pas vlerësimit të aplikacioneve, janë aprovuar 101 mijë e 839 aplikacione për regjistrim, ndërsa janë refuzuar 29 mijë e 633 aplikacione. Në 29 mijë e 100 raste aplikuesit janë refuzuar për shkak se nuk e kanë dëshmuar identitetin ose kriteret e zotësisë juridike apo nuk kanë nënshkruar aplikacionin për regjistrim. Në 65 raste të tjera aplikuesit janë refuzuar për shkak se në ditën e zgjedhjeve nuk arrijnë moshën 18 vjeç. Sa për sqarim, ky nuk është një raport përfundimtar, sepse shërbimi votues akoma është duke bërë kontrollimin e dokumenteve të shtypura dhe krahasimin e tyre.   2.VERIFIKIMI PËRMES TELEFONIMIT:  Shërbimi votues i KQZ-së, respektivisht zyrtarët nga qendra e thirrjeve, janë duke vazhduar të verifikojnë përmes telefonimit aplikuesit të cilët janë të aprovuar pasi kanë kaluar kriteret e zotësisë juridike.   Në qendrën e thirrjeve janë shtuar linjat telefonike,”-thuhet në njoftim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni votimi ne kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë votimi ne kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll