Bota

Humbin jetën 5 persona nga Covid-19 në Kosovë, shënohen edhe 282 raste të reja

1 Shkurt 2021, 14:10 Nga DOSJA
Humbin jetën 5 persona nga Covid-19 në Kosovë, shënohen edhe

KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 282 raste pozitive nga 2.192 testime të kryera.

IKShPK bën me dije se në harkun kohor të 24 orëve të fundit nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19 5 persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç).

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 60.500 raste nga 235.724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.503 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.376.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 48 raste, Podujevë 19 raste, Ferizaj 16 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 13 raste, Drenas 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Rahovec 10 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Suharekë 5 raste, Klinë 4 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani shigjienën!
Respektoni distancën!

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci covid kosove bilanci covid kosove

Sondazh

Poll