Bota

Avokati tregon gjendjen e babait të Albert Krasniqit: Është mbrojtur në heshtje, vrasja ka qenë aksidentale

1 Shkurt 2021, 13:26 Nga DOSJA
Avokati tregon gjendjen e babait të Albert Krasniqit: Është

KOSOVË-Ramiz Krasniqi, avokati Skënder Krasniqit, i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij ka deklaruar se klienti i tij ka rrëfyer se vrasja e Albertit ka qenë aksidentale, me armën e këtij të fundit e cila ishte pa leje.

Po ashtu avokati tregon se babit të viktimës ka thënë se gjendja e tij emocionale ka qenë e rëndë gjatë këtyre ditëve dhe ai është mbajtur me qetësues, mirëpo tani është pak më mirë. Sipas avokatit, në vendin ku ka ndodhur krimi ka pasur kamera, por ai thotë se nuk e di nëse kamerat kanë qenë funksionale. I pyetur se çfarë ka deklaruar familja para policëve hetues dhe prokurorëve, avokati i Skënderit tha se nuk ka informacione.

“Unë nuk e di së çka kanë deklaruar  familjarët, por e di që vrasja është aksidentale, ashtu më ka thënë Skenderi. Tani ta shohim se çfarë po flasin pamjet e kamerave. Me gjasë ka pas kamera, i kanë tërheq policia, por tash a kanë qenë funskionale a jo nuk e di se nuk e kam pa atë pjesë. Ajo pjesë ka qenë me kamera, por nuk e di e di që policia ka shkuar dhe besoj që i kanë tërheq.  Edhe sot jam taku me Skendërin, është pak më mirë, e falënderojmë stafin e burgut i kanë ndenjur shumë gati, kur ka pasur ndonje krizë i jepninë ndonjë qetësues dhe në krahasim me ditën kur është caktuar paraburgimi ai është më mirë,”-ka thënë ai. 

Gjithashtu, avokati ka treguar se babai i Albertit nuk ka deklaruar asgjë para prokurorëve  pasi është mbrojtur në heshtje.

“Skenderi është mbrojtur në heshtje, s’ka deklaruar asgjë. Vetëm mua kur më ka thirrur më ka thënë Ramiz me dorë aksidentalisht më ka shkrepur arma, sepse arma ka qenë e Albertit. Arma pa leje ka qenë, nuk e di kur e ka ble Alberti armën,”-ka thënë ai.

Po ashtu, i pyetur nëse ka kontaktuar me ndonjë nga familjarët e tjerë të Albertit, ai ka thënë se ka folur vetëm me vëllain e tij.

“Me vëllain e tij kam kontakt, tani familja është në gjendje më stabile, ta shohim çfarë po ndodh këto ditë”, përfundoi avokati.

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditit Prishtinën. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasinqi ramz kraniqi seknder krasniqi vrasja e albert krasniqit vritet albert krasniqi albert krasinqi ramz kraniqi seknder krasniqi vrasja e albert krasniqit vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll