Bota

Studentja shqiptare futet në top 10-en e fituesve të çmimit Kombëtar të Ekselencës në Kanada

1 Shkurt 2021, 13:17 Nga DOSJA
Studentja shqiptare futet në top 10-en e fituesve të çmimit

KANADA– Vajza me origjinë shqiptare Qendresa Sahiti është një ndër 10 fitueset e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e vitit 2020 në Kanda. Vajza shqiptare është sapodiplomuar me titulli nderi nga dega e shkencave neurologjike në univerisitetin ‘Dalhousie’ në Kanada.

Mirëpo kjo nuk është arritja e vetme e vajzës nga Shqipëria. Ajo është çertifikuar dhe në “Udhëheqje Shkencore dhe Komunikim”.

Sahiti është vlerësuar si një rast suksesi nga Shoqata për Arsimin e Lartë, si brezi i parë në Kanada e ardhur me familjen e saj si refugjatë. Qendresa u rrit me vlerat e rëndësisë së komunitetit.

Ajo kontribuon në forcimin e lidhjeve në komunitetin e saj duke shërbyer si mentore dhe vullnetare në organizatat e shëndetësisë dhe avokatisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora qëndresa sahiti qëndresa sahiti

Sondazh

Poll