Sport

Xhama të thyer në selinë e klubit, lojtarë të dëmtuar e përleshje, tifozët hyjnë në qendrën stërvitore dhe…

31 Janar 2021, 11:36 Nga DOSJA
Xhama të thyer në selinë e klubit, lojtarë të

FRANCË-Pasditja e djeshme ishte kaotike për skuadrën e Olympique Marseille. Klubi francez është në vendin e shtatë, shumë larg zonës së Champions League,ndërsa të acaruar nga kjo gjëndje janë tifozët. Shumë prej tyre shprehën pakënaqësinë e tyre  përpara qendrës stërvitore të klubit, duke protestuar kundër krerëve dhe lojtarëve.

Situata shkoi deri aty sa disa prej tyre hynë në selinë e klubit. Siç raportohet rreth 50 tifozë sulmuan “kështjellën” e OM, ku ishin vendosur lojtarët, trajneri dhe stafi teknik. Tensioni është rritur: zyrat në shënjestër dhe disa xhama të thyer.

Disa mbështetës arritën deri në dhomat e zhveshjes, ndërsa një lojtar u dëmtua nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në përpjekje për të shpërndarë turmën. Federata Franceze dhe klubi i Rennes pranuan menjëherë kërkesën, pasi në kushtet e një tensioni të lartë me ultrasët, do të ishte e vështirë që Marseille të organizonte si duhet ndeshjen dhe do të vihej në rrezik edhe shëndeti i futbollistëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport france marseille france marseille

Sondazh

Poll