Bota

“COVID është mashtrim, i thoni Bill Gates të vaksinohet vetë”/ Protestuesit në SHBA mbyllin qendrën më të madhe të

31 Janar 2021, 09:34 Nga DOSJA
“COVID është mashtrim, i thoni Bill Gates të vaksinohet

SHBA– Disa protestues në Los Angelos kanë bllokuar një qendër vaksinimi në stadiumin Dodger, e cila është më e madhja në SHBA, duke e quajtur fushatën e vaksinimit një ‘komplot’ për të kontrolluar popullsinë.

Një grup protestuesish mbanin në duar pankarta në shenjë protese që kërkonin fundin e bllokimeve për shkak të pandemisë, dhe nxitjen e teorive konspirative.

Qendra e vaksinimit qëndroi e mbyllur për dia orë, ndërsa departamenti i policisë në Los Angeles deklaroi se procesi filloi sërish më vonë.

Angeles Daily News foli me protestuesin 26-vjeçar Jairo Rodriguez, i cili tha se shumica e protestuesve ishin mbështetës të ish-presidentit Donald Trump.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet: “Covid = mashtrim”, “99.96 shkalla e mbijetesës” dhe “Thuaji Bill Gates të Vaksinojë Vetë”. Kjo e fundit duke iu referuar një teorie konspirative se vaksinat po përdoreshin për të implantuar mikroçipa në popullatë në mënyrë që t’i kontrollonin ato me një Rend të Ri Botëror.

 

We’re at the mass vaccination site at Dodger Stadium to get my mom the vaccine. The anti–vax protestors have approached the entrance to the site. The LAPD have now closed the gate. We have been sitting here for about half an hour. Nobody is moving. pic.twitter.com/GrJPA5wrqx

— Mikel Jollett (@Mikel_Jollett) January 30, 2021

Më shumë se 26 milion njerëz janë infektuar dhe 439,000 kanë vdekur në SHBA që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Presidenti Joe Biden është zotuar të ketë 100 milion njerëz të vaksinuar brenda 100 ditëve të tij të para në pushtet.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bllokohet qenra e votimit proteste ne shba bllokohet qenra e votimit proteste ne shba

Sondazh

Poll