Mungon skaneri te ‘Shefqet Ndroqi’/ Fluksi i madh i përdorimit dëmton pajisjen, pacientët me Covid prej 3 ditësh transpo
31 Janar 2021, 12:49Nga DOSJA
TIRANË– Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ nuk paraqitet shumë e qetë. Burime për ‘News24’ bëjnë të ditur se aparaturat e skanerit kanë dalë jashtë funksionit. Për këtë shkak pacientët e shtruar me COVID transportohen me ambulancë për të kryer diagnostikimin në spitalin Infektiv.
Skaneri është jashtë funksionit prej 3 ditësh, ndërsa shkak i prishjes së tij është bërë fluksi i madh i përdorimit. Kështu urgjencat që kanë për të bërë skanerin, si fillim dërgohen në Infektiv, dhe më pas përcillen për në COVID2.
Kjo ka bërë që pacientët të cilët janë të infektuar me Covid të sorollaten nga një spital në tjetrin për të marrë shërbimin e skanerit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sipas parashikimit të IGJEUM, nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme. Në lum...
BALLSH–Janë lënë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje tre personat të cilët dhunuan fizikisht për motive të dobëta 57-vjeçarin në Ballsh.Për Fitim Zek...
PUKË– Detaje të reja po dalin në dritë për zhdukjen e Davide Pecorellit. Dëshmia e personit që njoftoi policinë pasi konstatoi makinën e djegur në ve...
TIRANË– Trupi i pajetë i Naim Dedja është gjetur mëngjesin e sotëm në magazinën e firmës së tij. Policia gjeti trupin rreth orës 07:40, në autostradën Tira...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj. Dosja e vrasjes së 25-vje...
BERAT– Bombula e gazit ka shpërthyer në banesën e një të moshuari në qytetin e Beratit ditën e sotme. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen ’30-v...
DIVJAKË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabjan të Divjakës ku nipi ka përdhunuar gjyshen e tij. Djali i të moshuarës ka rrëfyer se kishte shkua...
TIRANË– Naim Dedja quhet 58-vjeçari që u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në Tiranë. Dedja u gjet i pajetë në magazinën e firmës së tij. Ai ishte me ...