Aktualitet

Dhunuan me sende të forta 57-vjeçarin sepse lavdëroi ‘Rilindjen’, gjykata jep masën e sigurisë për tre të ndaluarit

31 Janar 2021, 12:29 Nga DOSJA
Dhunuan me sende të forta 57-vjeçarin sepse lavdëroi

BALLSH–Janë lënë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje tre personat të cilët dhunuan fizikisht për motive të dobëta 57-vjeçarin në Ballsh.

Për Fitim Zekajn është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitjeje, ndërsa për Festim Metajn dhe Ferdinand Alimerkajn arrest shtëpie.

Ata dhunuan k57-vjeçarin Pelivan Sinanrrapaj për një debat që kishte nisur për “Rilindjen”. Në bisedë e sipër me tre dhunuesit e tij, 57-vjeçari kishte lavdëruar Partinë Socialiste se i kishin futur bashkëshorten në punë, më konkretisht në ndërmarrjen e pastrimit.

Debati i nisur mes shokëve në lokal, ku edhe kishin konsumuar alkool, vazhdoi edhe rrugës për në shtëpi, ku në një moment gjithçka doli nga kontrolli dhe përfundoi në dhunë. Pasi e rrahën, miqtë e tij u larguan nga vendi i ngjarjes dhe e lanë në mes të rrugës. Për dhunën e ushtruar nga miku i tyre, u prangosën Fitim Zekaj, Festim Alimerkaj dhe Ferdinand Meraj.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand alimerkaj festim metaj pelivan sinanrrapaj ferdinand alimerkaj festim metaj pelivan sinanrrapaj

Sondazh

Poll