Aktualitet

Përdhunoi gjyshen, arrestohet 30-vjeçari nga Divjaka (Emri)

31 Janar 2021, 11:18 Nga DOSJA
Përdhunoi gjyshen, arrestohet 30-vjeçari nga Divjaka (Emri)

DIVJAKË– Policia e Divjakës ka arrestuar ditën e sotme 30-vjeçarin Sajmir Meçani, i cili përdhunoi dhe rrahu brutalisht gjyshen e tij 90-vjeçare Nexhmie Meçani.

Ngjarja u denoncua nga djali i të moshuarës, Ismet Meçani për Faxneës, i cili u shpreh se mbrëmjen e djeshme ka qenë në qytetin e Fierit për të pritur djalin që i vinte nga Greqia dhe në momentin që u kthye në shtëpi e gjeti të ëmën të zhveshur dhe të rrënuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 10:30, njoftohemi se në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe,  e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet divjake nipi perdhunon gjyshen perdhunimi ne divjake divjake nipi perdhunon gjyshen perdhunimi ne divjake

Sondazh

Poll