Aktualitet

Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, pistoleta e gjetur në pellgun e ujit nuk do të dërgohet jashtë për

31 Janar 2021, 11:20 Nga DOSJA
Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, pistoleta e

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj.  Dosja e vrasjes së 25-vjeçarit do të dërgohet në gjykatë në javën e parë të muajit shkurt dhe do jenë togat e zeza që do të vendosin nëse do e kalojnë apo jo për gjykim.

Fax News mëson se pistoleta e gjetur në një pellg në ujë 100 m nga vendi ku u vra 25-vjeçari, nuk do të dërgohet për ekspertizë të spcializuar jashtë vendit, pasi kjo pistoletë nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Dyshohet se efektivi  ka qëlluar drejt 25-vjeçarit, edhe pse e dinte që ai ishte i paarmatosur, ndryshe nga sa deklaroi ai në gjykatë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 dhjetor të vitit të kaluar, ku efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj qëlloi me pistoletë në drejtim të Klodian Rashës, duke e lënë të riun të vdekur në zonën e Laprakës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha prokuroria e tiranes mbyll hetimet vrasja e klodian rashes klodian rasha prokuroria e tiranes mbyll hetimet vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll