Aktualitet

FOTO/ Ky është biznesmeni nga Kukësi që u gjet i pajetë në magazinën e tij në Tiranë, importues i firmave të njohura n

31 Janar 2021, 10:55 Nga DOSJA
FOTO/ Ky është biznesmeni nga Kukësi që u gjet i pajetë

TIRANË– Naim Dedja quhet 58-vjeçari që u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në Tiranë. Dedja u gjet i pajetë në magazinën e firmës së tij. Ai ishte me origjinë nga Kukësi. Dedja ishte importues ekskluziv i markave kosovare të pijeve. Gjithashtu ishte President i “Lindi Al”.

Sipas raportimeve ai të para ka humbur jetë për shkaqe natyrale ndërsa varrimi i tij pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Identitetin e tij e ka zbuluar faqja në Instagram ‘kukësi jonë’ të cilët bëjnë të ditur se Dedja ishte një bamirës i madh.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naim dedja naim dedja

Sondazh

Poll