Aktualitet

Çobani nga Vlora i vjedh çantën gruas në mes të qytetit të Korçës, largohet me vrap, kapet nga efektivët

31 Janar 2021, 12:20 Nga DOSJA
Çobani nga Vlora i vjedh çantën gruas në mes të

KORÇË– Një grua ka rënë pre e një grabitje ditën e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në pedonalen e qytetit, në afërsi të një hoteli, ku 50 vjeçari Manush Nelaj i ka vjedhur çantën e një shtetaseje dhe është larguar me vrap.

Mësohet se Nelaj është nga Vlora, por punon si çoban në fshatin Lozhan të Maliqit.

Ai u kap menjëherë nga uniformat blu dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne korce grabitje ne korce

Sondazh

Poll