Aktualitet

Gjendet i vdekur pronari i firmës në Tiranë, trupi i 58-vjeçarit ndodhej në magazinë. Dyshimet e para të policisë (EMRI)

31 Janar 2021, 09:28 Nga DOSJA
Gjendet i vdekur pronari i firmës në Tiranë, trupi i

TIRANË– Trupi i pajetë i Naim Dedja është gjetur mëngjesin e sotëm në magazinën e firmës së tij. Policia gjeti trupin rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës.

58-vjeçari u gjet i pajetë në magazinën e firmës së tij. Ai ishte me origjinë nga Kukësi. Dedja ishte importues ekskluziv i markave kosovare të pijeve. Gjithashtu ishte President i “Lindi Al”. Sipas raportimeve ai të para ka humbur jetë për shkaqe natyrale ndërsa varrimi i tij pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet trupi i pajete ne tirane naim dedja gjendet trupi i pajete ne tirane naim dedja

Sondazh

Poll