Aktualitet

Reshjet e shiut, parashikimi i IGJEUM: Nuk ka rrezik përmbytjesh, priten reshje intensive në disa qarqe

31 Janar 2021, 12:46 Nga DOSJA
Reshjet e shiut, parashikimi i IGJEUM: Nuk ka rrezik përmbytjesh, priten

TIRANË– Sipas parashikimit të IGJEUM, nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet rritje e prurjeve, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet.

Nga intensiteti i lartë i reshjeve, përgjatë fundit të ditës së sotme, mund të vërehen vërshime të shpejta lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Vlorës. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 14 °C, në vendet e ulëta: 7 / 11 °C, në vendet malore: 2 / 8 °C

Njoftimi i plotë nga IGJEUM

Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet rritje e prurjeve, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet. Nga intensiteti i lartë i reshjeve, përgjatë fundit të ditës së sotme, mund të vërehen vërshime të shpejta lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

Reshjet

Sot pasdite (e diel, dt. 31) dhe nesër (e hënë, dt. 01) priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe mesatare në qarqet e tjerë. Në qarqet Kukës, Lezhë dhe Vlorë priten reshje lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit

Temperaturat

Nesër (e hënë, dt. 01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 14 °C

në vendet e ulëta: 7 / 11 °C

në vendet malore: 2 / 8 °C

Era

Sot pasdite (e diel, dt. 31) dhe nesër (e hënë, dt. 01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i igjeum reshjet e shiut parashikimi i igjeum reshjet e shiut

Sondazh

Poll