Sport

Pas 11 vitesh në Bundesligë, Sami Khedira gati të nisë aventurën berlineze

31 Janar 2021, 10:10 Nga DOSJA

GJERMANI – Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë, Sami Khedira, aktualisht pjesë e Juventusit, sipas një raportimi të “Kicker”, mësohet se do të transferohet në Bundesligë, për t’u aktivizuar në radhët e skuadrës Hertha e Berlinit.

Mësohet, se Khedira dje është parë në Berlin, ndërsa sot është planifikuar që të kryhen testet mjekësore, për t’u kryer më pas burokracitë e dokumentacionit. Kampioni gjerman rikthehet në Bundesligë pas gati 11 vitesh, kur u largua në vitin 2010 nga Shtutgardi drejt Real Madridit.

Mesfushori 33-vjeçar gjerman, që nga viti 2015 pjesë e bardhezinjve të Juventusit, nuk ka bërë pjesë në planet e trajnerit Andrea Pirlo që nga fillimi i sezonit. Ai ka fituar pesë kampionate dhe tri kupa të Italisë, ndërkohë që po përgatitur për të nisur një aventurë të re me skuadrën berlineze të Herthës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga hertha e berlinit juventusi mesfushori i gjermanise real madridi sami khedira bundesliga hertha e berlinit juventusi mesfushori i gjermanise real madridi sami khedira

Sondazh

Poll