Sport

VIDEO / I mbijetuari nga rrëzimi i avionit para katër vitesh, ia arrin të fitojë titullin e kampionit në Brazil!

30 Janar 2021, 19:58 Nga DOSJA
VIDEO / I mbijetuari nga rrëzimi i avionit para katër vitesh, ia arrin

BRAZIL – 31-vjeçari Alan Rushel ishte në avionin LMI2933, i cili u rrëzua tragjikisht afër Medelinit, kryeqytetit kolumbian në nëntor 2016, në bordin e të cilit udhëtonte skuadra braziliane që do të luante në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut të Europa League.

Ai ndërroi vendet në avion përpara se ai të rrëzohej dhe për fat mbijetoi, e nxorrën nga rrënojat. Mbrojtësi i majtë Rushel ishte i huazuar te Chapecoense në atë kohë dhe ishte një nga vetëm gjashtë të mbijetuarit e asaj tragjedie, midis të cilëve tre ishin lojtarë. Gjithsesi, ai është i vetmi që ende luan futboll, pasi bëri një rikuperim të jashtëzakonshëm nga një dëmtim në shpinë, pas rrëzimit të avionit që u mori jetën 19 shokëve të ekipit.

Nëse Chapecoense do të fitonte me dy gola diferencë ndaj Confianca, shpallej kampione e Brazilit në Seria B. Rivalët më të afërt të tyre, America Mineiro kishte fituar 2-1 me Avai. Deri në minutën e 96-të rezultati ishte 2-1.

Një penallti në fund i dha mundësinë skuadrës së Chapecoense të shënonte dhe të festonin gjatë. Anselmo Ramon, autor edhe i golit të parë, e çoi topin në rrjetë me një “panenka” që ai dhe tifozët e Chapecoense do ta mbajnë mend gjatë. Përrallë! Këto ndodhin vetëm në Brazil!

Kapiteti Rushel, kontrata e të cilit skadon të shtunën, tha: “Falënderojmë Zotin për këtë mundësi. Së pari, të na ketë dhënë shëndet dhe gjykim për të kaluar gjithçka që ndodhi këtu. Jam shumë i lumtur që kam shkruar emrin tim përsëri në historinë e klubit.”

Më pas, ai ia kushtoi fitoren ish-presidentit të klubit, i cili vdiq për shkak të koronavirusit në dhjetor: “Dua t’ia kushtoj këtë fitore Paulo Magro, i cili fatkeqësisht na la. Ne e dimë sa vuajti me ne, sa u përpoq të organizonte këtë klub”.

Chapecoense need to score in the last minute to win Serie B.

They get a penalty… ???pic.twitter.com/pWFkXTo42G

— Goal (@goal) January 30, 2021

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alan rushel brazil kupa e amerikes se jugut seria b alan rushel brazil kupa e amerikes se jugut seria b

Sondazh

Poll

Sport 30 Janar 2021, 16:18

VIDEO / Milani rigjen fitoren dhe buzëqeshjen

ITALI – Milani rikthehet të buzëqesh në kampionat, pas dy humbjeve rradhazi. Skuadra e Piolit, pas humbjes në kampionat ndaj Atalantës dhe asaj në kupë pë...