Sport

VIDEO/ Inter dominues, 4 gola Beneventos dhe 90 minuta nuk e la kundërshtarin të godasë portën

30 Janar 2021, 21:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter dominues, 4 gola Beneventos dhe 90 minuta nuk e la

ITALI-Një Inter dominues u pa në takimin ndaj Beneventos ku skuadra zikaltër fitoi me shifrat 4-0. Skuadra e Antonio Contes nuk e lejoi kundërshtarin të afrohej me portën e Handanovic, madje në 90 minuta asnjë nga lojtarët e Beneventos nuk arriti të godiste portën. Sfida nisi mirë për Interin që e pa veten në avantazh në minutën e 7-të, Eriksen ekzekutoi mjaft mirë një goditje dënimi, që pasi gjeti një devijim të lehtë të Improttës, përfundoi në trekëndëshin e portës së portierit Montipo, duke bërë që zikaltrit të kalonin në avantazh.

Edhe pjesa e dytë nisi mjaft vrullshëm për zikaltrit, që në minutën e 57’ gjetën edhe golin e sigurisë, teksa pas një kombinimi disi të rrëmujshëm në hyrje të zonës, Lautaro Martinez gjuajti saktë me të majtën dhe mposhti portierin Montipo.

Ky gol lehtësoi ndjeshëm punën për Interin, pasi Benevento humbi besimin se mund të bënte diçka në “San Siro”, ndërsa më pas ishte radha e Lukakut që të shënonte edhe dy herë të tjera, fillimisht i asistuar nga Lautaro pas një gabimi të Montipo dhe më pas i shërbyer nga Sanchez. Inter shkon në kuotën e 44 pikëve, dy më pak se Milani kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benevento inter benevento inter

Sondazh

Poll