Politike

Pastrim më 5 maj, Vasili akuza Veliajt: Po përdhos Ditën e Dëshmorëve

3 Maj 2019, 15:17 Nga DOSJA
Pastrim më 5 maj, Vasili akuza Veliajt: Po përdhos Ditën e

TIRANË- Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka sulmuar kryebashkiakun Erion Veliaj, për përdhosje të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se Veliaj po tenton në çdo formë për të qenë protagonist.

“Bashkia e Tiranes e çfrenuar ne protagonizmin e saj te nje idiotesie dhe injorance qe te kall krupe perdhosi edhe 5 Majin diten e perkujtimit solemn te deshmoreve te rene per atdhe”, tha Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

Turp!! 5 Majin Bashkia e Tiranes e kthen ne dite pastrimi!??

Bashkia e Tiranes e çfrenuar ne protagonizmin e saj te nje idiotesie dhe injorance qe te kall krupe perdhosi edhe 5 Majin diten e perkujtimit solemn te deshmoreve te rene per atdhe.

Duke perzjere ne 5 Maj pastrimin me perkujtimin, Bashkia e Tiranes kryen nje akt te turpshem dhe te paprecedent ndaj kesaj dite, qe ka nje kuptim dhe mesazh madhor te perjetshem.

Kete turp Tirana nuk ja ka lejuar vetes kurre,ajo i ka respektuar pafundesisht deshmoret e atdheut,ku bejne pjese edhe ata qe çliruan Tiranen e pushtuar sot nga injorantet,arrivistet dhe shperdoruesit.

Shiheni vete foton me promocionin qe Bashkia e Tiranes i ben turpit te saj ne 5 Maj.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj petrit vasili erion veliaj petrit vasili

Sondazh

Poll