Politike

Skandali/ Prindi rrahu mësuesen shtatzënë, Shahini: Kemi nisur paketën për parandalimin e dhunës

3 Maj 2019, 07:52 Nga DOSJA
Skandali/ Prindi rrahu mësuesen shtatzënë, Shahini: Kemi nisur

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar lidhur me rastin e dhunës së ushtruar ndaj dy mësueseve dhe drejtoreshës së shkollës “Lundër” nga prindi i një fëmije, Barxh Xixi. (Lexo këtu)

Me anë të një reagimi në Facebook, Shahini shkruan se për dhunën që ushtrohet për personat në krye të detyrës ka nisur një paketë e re ndryshimesh në kodin penal e cila do të votohet në seancën e radhës plenare.

“Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.”

Postimi i plotë:

Ngjarja e rëndë e 25-prillit, u denoncua fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha. Dosja.al e ndoqi rastin dhe mori prononcime nga vetë viktimat e dhunës. Për Dosja.al Hyjrie Gjyla tregon se është ndjerë e turpëruar para gjesteve të zotit Xixi. Kurse mësuesja shtatzënë rrëfen për Dosja.al se nuk mban mend shumë gjëra pasi ka humbur ndjenjat. Ndërsa ditën e djeshme, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama premtoi ndryshime në Kodin Penal. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besa shahini ersuela kercuku lunder mesuesja shtatzene skandali ne lunder besa shahini ersuela kercuku lunder mesuesja shtatzene skandali ne lunder

Sondazh

Poll