Politike

Xhamia e re në Stamboll, Meta i ftuar special i Erdogan në ditën e inaugurimit

3 Maj 2019, 13:19 Nga DOSJA
Xhamia e re në Stamboll, Meta i ftuar special i Erdogan në ditën

TURQI- Stambolli dhe Turqia kanë nga sot xhaminë e tyre më të re. Nga sot besimtarët mysliman mund të vizitojnë objektin më të ri të kultit, e cila ndodhet në një kodër me pamje nga ngushtica e Bosforit dhe e dukshme nga i gjithë Stambolli.

Sipas Anadolu, Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, mbërriti për namazin e xhumasë në kompleksin e xhamisë “Çamlica”, xhami e cila është projektuar me një kapacitet prej 63 mijë besimtarëve.

Në ceremoninë e hapjes së xhamisë të pranishëm ishin presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, si i ftuar specilat i Erdogan. Presidenti i Guinesë, Alpha Conde, presidenti i Senegalit, Macky Sall dhe kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, së bashku me disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.

E ndërtuar në stilin osman të arkitekturës “Seljuk”, xhamia është e dukshme nga i gjithë qyteti i Stambollit. Përveç xhamisë, kompleksi përmban një muze të artit turk islamik, si dhe një bibliotekë, galeri arti dhe sallë konferencash.

Gjashtë minaret e saj përfaqësojnë gjashtë aspekte kryesore të besimit. Katër prej tyre janë 107.1 metra të larta, në shenjë simbolike për fitoren e turqve Seljuk në qytetin e Turqisë lindore Malazgirt në vitin 1071 kundër ushtrisë bizantine.

Kupola e saj e lartë 72 metra përfaqëson 72 kombet që jetojnë në qytet. Kupola e dytë, me një diametër prej 34 metrash, përfaqëson numrin zyrtar të licencës së Stambollit.

Një ulëse tre pjesëshe në kupolën kryesore peshon 4.5 tonë dhe ka një lartësi prej 7.77 metra dhe është më i madhi i këtij lloji.

Në dyshemenë e xhamisë është shtruar një qilim 17 mijë metra katror i punuar me dorë, si dhe Hutbeja 21 metra e lartë që mund të ngrihet përmes ashensorit, ku do të mbahen predikimet e xhumasë dhe festave të tjera fetare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta takon erdogan meta vizite ne turqi rexhep taip erdogan stambolli me xhami te re ilir meta meta takon erdogan meta vizite ne turqi rexhep taip erdogan stambolli me xhami te re

Sondazh

Poll