Politike

Bllokimi i rrugëve, Spiropali: Me këto protesta qeveria rron dhe mbretëron për 100 vjet

3 Maj 2019, 07:30 Nga DOSJA
Bllokimi i rrugëve, Spiropali: Me këto protesta qeveria rron dhe

Tiranë-Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar së fundmi me protestat e opozitës qeveria rron e mbretëron 100 vjet. Ajo u shpreh në “ABC News” se askush nuk lejon një sjellje që destabilizon vendin.

Me këto protesta qeveria rron e mbretëron për 100 vjet. U zunë rrugën shqiptarëve për punë, spitale, po bllokojnë ekonominë, dhe në përgjithësi është tentativë për t’i zënë rrugën shqiptarëve dhe Shqipërisë. Askush nuk e ngre çështjen e opozitës si çështje serioze. Nuk ka ndërmend njeri t’u hapë rrugë në zgjedhjen që ata kanë bërë për të shkuar drejt dështimit politik. Është zgjedhje e tyre, janë këshilluar nga partneret e SHBA e BE që të mos e hedhin këtë hap, zgjodhën ata bëjnë dhe tani janë në situatën që shohim. Por askush nuk toleron një sjellje që destabilizon.

Një ditë më parë opozita zhvilloi protestën e saj duke bllokuar rrugët për 2 orë në 12 qarqet e vendit. Lulzim Basha dje nga protesta tha se nuk do të kishte zgjedhje pa opozitën, ndërsa Monika Kryemadhi i kërkoi kryeministri Rama të reflektonte. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i rrugës elisa spiropali protestat e opozites bllokimi i rrugës elisa spiropali protestat e opozites

Sondazh

Poll