Politike

Kreu i qarkut të Gjirokastrës vetëshpallet kandidat për bashkinë, kërkon mbështetjen e socialistëve

3 Maj 2019, 08:46 Nga DOSJA
Kreu i qarkut të Gjirokastrës vetëshpallet kandidat për

Gjirokastër– Kryetari i Qarkut të Gjirokastrës, Armand Hilaj është vetëshpallur kandidat në zgjedhjet e 30-qershorit për të drejtuar këtë bashki. Gjatë prezantimit ai ka shpjeguar  motivet përse zgjodhi këtë formë të shpalljes së kandidaturës dhe kërkon mbështetjen e socialistëve në garë.

“Këto ditë, shumë organizata me kanë kërkuar me ngulje të shpall kandidaturën për të marre drejtimin e Bashkisë. E kam mirëpritur këtë mbështetje dhe mbetem i gatshëm ta marr këtë përgjegjësi. Por duke vlerësuar së pari familjen e madhe socialiste, në të cilën jam pjese prej gati 2 dekadash, dhe kohezionin e saj, gjykoj se vetë propozimi si kandidat do të shmangte çdo lloj reagimi të brendshëm. Ne do garojmë si një forcë europiane dhe do ta fitojmë bashkinë dhe udhëheqim si një force europiane. Gjirokastra jone meriton të renditet sërish në kryeqendrën e Jugut, ne një pike të rëndesishme referimi, qendër turistike, rajon i zhvilluar bujqësor e blegtoral. Ndaj me këtë vetë propozim, kërkoj mbështetjen tuaj të gjerë”, është shprehur Hilaj , shkruan Jugu News teksa citon burimet nga Asambleja e PS-së.

Theksojmë se deri më tani nga PS , si kandidat në Gjirokastër përfliten dy emra  deputeti Flamur Golemi dhe zëvendësministrja e jashtme, Artemisa Dralo. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armand hilaj bashkia gjirokaster zgjedhjet lokale 2019 armand hilaj bashkia gjirokaster zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll