Politike

Kalimi i pronave tek privati/PD: Vendimet e Veliajt të porositura nga oligarkët, akt mafioz

3 Maj 2019, 12:11 Nga DOSJA
Kalimi i pronave tek privati/PD: Vendimet e Veliajt të porositura nga

Tiranë– Kryetari i këshilltarëve të PD-së në Bashkisë Tiranë, Kreshnik Çollaku është shprehur se vendimet e sotme të bashkisë Tiranë janë për interes të oligarkëve dhe janë një akt mafioz.

“Kjo që ka ndodhur sot në këshillim Bashkiak është shoqëruar me një ngjarje që turpëron Bashkinë e  Tiranës. Ky akt mafioz manipulator dhe grabitës mbi pronën publike bëhet qartësisht që mafies dhe klientëve t’u shtohet oreksi për grabitjen e pronave publike në Tiranë. Ky është një ligj mafioz i porositur nga oligarkët e Ramës. Praktikisht duke i hequr mundësinë që këshilltarët e bashkisë Tiranë të administrojnë pronat publike. Opozita e bashkuar refuzon të marrë pjesë në mbledhje pa u kthyer kjo e drejtë. Asgjë anëtar i Këshillit bashkiak nuk ka pasur idenë se çfarë do të diskutohej sot, as këshilltarët socialistë nuk kanë pasur informacion për këto 6 vendime.”, u shpreh  Kreshnik Çollaku.

Vetëm 58 ditë përpara zgjedhjeve lokale, kryebashkiaku Erion Veliaj vendos të shkelë përsëri ligjin për të dhënë përsëri tokë shtetërore tek privatët. Në mbledhjen e parafundit të Këshillit Bashkiak, opozita me bojkotin e saj ia hoqi mundësinë për të patur shumicën e cilësuar të votave për t’u kaluar privatëve tokë publike. Por kjo nuk e ndali kryetarin e Bashkisë, i cili edhe pse pa votat e mjaftueshme miratoi me shumicë të thjeshtë disa projektvendime kur në të vërtetë rregullorja kërkon të paktën 37 vota. 6 projektvendimet e para u votuan me vetëm 30 anëtarët e maxhorancës, por vendime të tilla merren vetëm me 3/5 bordit të këshilltarëve. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj kreshnik çollaku pronat e bashkise erion veliaj kreshnik çollaku pronat e bashkise

Sondazh

Poll