Politike

‘KQZ ka shkelur ligjin’/ PBDSH ankimon regjistrimin e ‘Bindjes Demokratike’, Patozi: Basha sheh ‘BD’ si rrezik për

3 Maj 2019, 11:38 Nga DOSJA

TIRANË- Vijon debati për regjistrimin e “Bindjes Demokratike” në zgjedhjet e qershorit. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ka ankimuar ditën e sotme vendimin e KQZ për regjistrimin në zgjedhje të Bindjes Demokratike.

Sipas PBDSH-së, vendimi për regjistrimin e partisë së Astrit Patozit është i paligjshëm e politik e pikërisht për këtë arsye kjo parti i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit.

Vendimi i regjistrimit të BD i paligjshëm dhe politik. BD nuk lejohet nga ligji të regjistrohet në zgjedhje.  KQZ ka shkelur rëndë ligjin me urdhër politik. Po cenohen parimet për zgjedhje te ligjshme dhe te barabarta”, shkruan Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar.

 

 

 

Një reagim ka ardhur edhe nga Astrit Patozi, i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan se Basha ka frikë nga ‘Bindja’ pasi e shikon si rrezik për karriken e tij. Patozi ka ritheksuar edhe njëherë se “BD” do t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur. 

Postimi i plotë:

Rreth një javë më parë, Partia Bashkimi Demokrat e drejtuar nga Ylber Valteri është tërhequr nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  Valteri ka deklaruar se zgjedhjet duhen mbajtur vetëm me opozitën dhe në rast të kundërt, ato janë farsë. Partia “BD” u regjistrua më 24 prill. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi kqz pbd pbdsh pbdsh padit bd astrit patozi kqz pbd pbdsh pbdsh padit bd

Sondazh

Poll