Politike

Kalimi i pronave të Bashkisë tek privati/ Veliaj shkel rregulloren, projektligji kalon me shumicë të thjeshtë

3 Maj 2019, 10:56 Nga DOSJA
Kalimi i pronave të Bashkisë tek privati/ Veliaj shkel rregulloren,

TIRANË– Vetëm 58 ditë përpara zgjedhjeve lokale, kryebashkiaku Erion Veliaj vendos të shkelë përsëri ligjin për të dhënë përsëri tokë shtetërore tek privatët.

 Në mbledhjen e parafundit të Këshillit Bashkiak, opozita me bojkotin e saj ia hoqi mundësinë për të patur shumicën e cilësuar të votave për tu kaluar privatëve ktokë publike.

Por kjo nuk e ndali kryetarin e Bashkisë, i cili edhe pse pa votat e mjaftueshme miratoi me shumicë të thjeshtë disa projektvendime kur në të vërtetë rregullorja kërkon të paktën 37 vota.

6 projektvendimet e para u votuan me vetëm 30 anëtarët e maxhorancës, por vendime të tilla merren vetëm me 3/5 bordit të këshilltarëve.

VENDIMET QË U MORËN ME SHUMICË TË THJESHTË:

Edhe pse nuk e ndaluan miratimin e projektvendimeve, Këshilli Bashkiak përveç anëtarëve të opozitës është bojkotuar edhe nga dy emrat e PD-së që i janë bashkuar Partisë “Bindja Demokratike”. Bëhet fjalë për Fabian Topollaj dhe Leonard Ollin. Edhe më herët në një prononcim për Dosja.al, Topollaj tha se “Bindja Demokratike” nuk do t’i shërbente kryeministrit Rama.

Lidhur me vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka reaguar edhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila me ironi u shpreh se projektvendimet ishin miratuar nga dashamirësia për oligarkët. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike keshilli bashkiak pronat e bashkise tirane keshilli bashkiak pronat e bashkise tirane

Sondazh

Poll