Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas dy të moshuar tek vijat e bardha, me urgjencë në spital. Burri në gjendje të r

30 Janar 2021, 17:34 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas dy të moshuar

FIER– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Fierit, ku një makinë ka përplasur një çift të moshuarish që po kalonin tek vijat e bardha. Makina tip “Seat” që ka goditur çiftin ka bërë një parakalim të gabuar, duke marrë para të moshuarit. Deri më tani është mësuar se burri është në gjendje më të rëndë dhe po merr trajtim intesiv nga mjekët. Ndërkohë në vendin e ngjarjes po bëhet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier fier aksident ne fier fier

Sondazh

Poll