Aktualitet

U ekzekutua me pesë plumba në Greqi! Dorëzohet në Polici autori i vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar, u bind pas negociatave

30 Janar 2021, 15:44 Nga DOSJA
U ekzekutua me pesë plumba në Greqi! Dorëzohet në Polici

GREQI– Dorëzohet në Polici autori i vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar, Mario Metaj, disa ditë më parë në Patra të Greqisë. 26-vjeçari, po ashtu shqiptar, me iniciale A.M.,  shoqërohej nga avokati i tij. Ai u paraqit në mesditë në rajonin e Policisë, duke hequr edhe dyshimet se kishte ardhur në Shqipëri për t’u fshehur.

Negociatori për dorëzimin e tij sipas mediave vendase ka qenë drejtori i Policisë, Apostolos Martzaklis, dhe ai kërkoi që të dorëzohej në zyrën e tij. Ndërkohë që tashmë pritet që shqiptari të dalë para drejtësisë për t’u përballur me akuzat në gjykatë.

27-vjeçari Metaj u vra pak ditë më parë, teksa po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë e tij. Mario Metaj mori një plumb në kokë dhe pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, nuk ia doli që të mbijetonte. Dyshohet se vrasja e tij ka ardhur pas një sherri që vetë i vëllai ka pasur me autorin, disa javë para se të ndodhte vrasja. 

Megjithatë e vërteta do të zbulohet nga vetë autori, por derimë tani grupi hetimor nuk ka zbuluar asnjë detaj nga dëshmia e tij. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mario metaj vritet mario metaj mario metaj vritet mario metaj

Sondazh

Poll